Oerd Bylykbashi zbulon mesazhet e Edi Ramës me Presidentin e EPP-së: Tentoi pengimin e rezolutave kundër korrupsionit dhe persekutimit politik!

Politikë | 2 vite më parë

Nënkryetari i Partisë Demokartike, Oerd Bylykbashi dënoi si autokratike dhe të rrezikshme një ndërhyrje që sipas tij, kryeministri Edi Rama ka bërë në EPP për të mos miratuar një rezolutë që shprehte shqetësimin për korrupsionin endemik në Shqipëri dhe persekutimin politik të udhëheqësve të opozitës.

Gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, zoti Bylykbashi, po trajtonte çështjen e Portit të Durrësit, si tregues jo vetëm i korrupsionit, por edhe i sjelljes autokratike të zotit Rama me pasurinë publike, duke dëmtuar interesin e Shqipërisë për interesa krejtësisht privatë. “Porti i Durrësit është një aferë më e madhe se ajo e incineratorëve. Janë 400 milionë euro vetëm për fazën e parë në 3 vitet e ardhshme, por e gjitha shkon 2 miliardë euro për një Port që e ne e kishim, por Edi Rama e mori një copë dhe ia dha një privati.

Por gjëja tjetër po kaq shqetësuese sipas tij është aftësia e Edi Ramës për të menduar dhe për të shkuar kaq larg. Ai kaq larg shkoi kur mendoi dhe korruptoi zyrtarin e lartë të FBI-së, kur mendon dhe guxon t’i bjerë telefonit të drejtuesve të mediave prestigjioze, kur i dalin raporte kundër. I kërkon presidentit të EPP-së dhe i thotë se “unë jam I shqetësuar dhe dua të reformoj Partinë Demokratike, por ju s’duhet të miratoni rezoluta, siç bëri para pak ditësh. Edi Rama i ka çuar mesazh Presidentit Weber të Partisë Popullore Europiane, duke kërkuar të mos e miratojë rezolutën, sepse Shqipëria kishte lavdërime deri tani dhe kjo rezolutë binte ndesh me këtë. Pra, Edi Ramës i prishej fasada. Dhe më pas, siç shprehet ai në mesazh, kjo rezolutë dhe ky qendrim, mund të çonte edhe në mosreformim të PD-së. Pra, shqetësohej Edi Rama për reformimin e opozitës. Përgjigja e EPP-së ishte me votë unanime kundër tij dhe miratoi rezolutën”- theksoi nënkryetari i PD-së për emisionin “Pa Censurë”. Ai ngriti shqetësimin se Edi Rama po sillet si një nga emirët e vendeve të Gjirit Persik, që kanë gjithçka pronë të tyre dhe jo si kryeministër i një vendi që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Gazetare Elona Meço

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme