Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvillon një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Përmes një postimi në postimi në twitter, ministria e Jashtme e Greqisë bën me dije se kryedemokrati “Lulzim Basha mbështet zgjidhjen e çështjes së kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.”

Pas takimit, edhe kryedemokrati ka reaguar përmes një postimi në twitter. Zoti Basha shkruan se ka riktheksuar qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.”, shkruan Lulzim Basha në twitter. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme