Sot në Bruksel raundi i ri i dialogut Prishtinë–Beograd

Do të mbahet këtë të enjte (24 tetor) në Bruksel raundi i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivel të negociatorëve kryesorë.
Kosova do të përfaqësohet nga kryenegociatori i saj Besnik Bisljimi. Nga ana e Serbisë pritet pjesëmarrja e drejtorit të Zyrës për Kosovën dhe negociatori kryesor Petar Petkoviq.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, deklaroi një ditë më parë (23 tetor) se agjenda do të përfshijë nevojën për “fillimin e menjëhershëm të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit” dhe që të dyja palët “të bien dakord përfundimisht” për përparimin në dialog.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




