Bosnja në ditë zie! Të paktën 20 viktima nga përmbytjet, situata vijon të jetë kritike

Rajon | 2 vite më parë

Bosnjë-Hercegovina e ka shpallur të martën ditë zie në nderim të jetëve të humbura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën pjesë të vendit, duke i marrë jetën të paktën 20 personave. Vendi është përballur me përmbytje të rënda, ndërsa 9 persona janë ende në kërkim.

Për shkak të përmbytjeve të së premtes, një gurore mbi Donja Jabllanicë u shemb dhe rrënojat mbuluan shtëpi dhe makina në fshat.

Situata në terren vijon të mbetet shumë problematike për shkak të reshjeve, madje sinoptikanët kanë parashikuar se ato do të vijojnë.

Ekipe shpëtimi nga vendet fqinje dhe të BE-së u janë bashkuar përpjekjeve të shpëtimit në Bosnjë. Një total prej 12 vendesh i kanë ofruar ndihmë Bosnjë-Hercegovinës nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Shqipëria po ashtu e ka ndihmuar vendin me streha provizore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme