DASH: Serbia të kërkojë përgjegjësi të plotë për personat e përfshirë

Rajon | 2 vite më parë

Departamenti amerikan i shteti pret që  Serbia të kërkojë përgjegjësi të plotë për personat e përfshirë në sulmin e shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Kosovës. Një zëdhënës i Dash tha se SHBA inkurajojnë për respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha një ditë më parë se ky sulmi në Banjskë për Serbinë, nuk është “terrorist”.

htetet e Bashkuara deklarojnë se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit të Banjskë të Zveçanit.

një zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA presin që Serbia të kërkojë përgjegjësi të plotë për personat e përfshirë në sulmin e shtatorit të vitit të kaluar.

“Sa i përket aktakuzës së Kosovës, ne inkurajojmë për respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit dhe për durim, teksa ky rast i ndërlikuar procedohet në gjykata. SHBA-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm sundimin e ligjit, drejtësinë e barabartë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë”, tha një zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit

Gjatë kësaj jave, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për këtë sulm.

Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist, ndërsa liderët shtetërorë akuzojnë shtetin e Serbisë për organizim të sulmit.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe në aktakuzë, ai cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë është mirëpritur edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi një ditë më parë se autoritetet serbe po e hetojnë sulmin në Banjskë por ai nënvizoi se ky sulm, për Serbinë, nuk është “terrorist”.

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme