Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut – Nga Tetova flet gazetari Seladin Xhezairi

Rajon | 2 vite më parë

Ligji për përdorimin e gjuhëve të huaja, në Maqedoninë e Veriut edhe mund të shfuqizohet, dhe deklarata e ardhur nga kreu i Gjykatës kushtetuese atje, Darko Kostadinovski, nuk po kalon pa debate.

Pikëpyetje janë ngritur edhe për gjuhën shqipe, ku Fronti evropian i kryesuar nga BDI kërkon të mos preket, dhe koalicioni i partive shqiptare në qeveri “VLEN’’ e quan një përpjekje për grusht shteti. Ankesat, për ligjin në gjykatën kushtetuese të Maqedonisë së Veriut nuk kanë munguar, por e çuditshme -thotë gazetari Seladin Xhezairi, nga Tetova, që do të merren për shqyrtim pas një kohe të gjatë.

“Hapja e kutisë së Pandorës mendoj se ka për ti kushtuar shumë shtrenjtë lidershipit maqedonas për shkak se shqiptarët nga pavarësia e këtej e kanë një kompromis më të madh duke e njohur tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Maqedonisë por kanë pasur rezerva kur është fjala për rregullimin kur është fjala për rregullimin e brendshëm të vendit”, u shpreh gazetari Seladin Xhezairi.

I ftuar në rtsh24, Seladin Xhezairi, flet edhe për reagimin e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriu, dhe pikërisht për koalicionin e partive shqiptare VLEN.

Kohët e  fundit në Maqedoninë e Veriut por edhe me qeverinë e re, janë riaktivizuar problemet me fqinjët, dhe shfuqizimi i ligjit për gjuhët e huaja sipas Seladin Xhezairi ,kjo lë hapësira për tensione të reja sepse shqiptarët nuk do të pajtohen me rrudhjen e të drejtës së përfaqësimit apo dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Në janar të vitit 2018, Maqedonia e Veriut mori vendimin historik, parlamenti voto ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhe zyrtare, ligj që përmban 25 nene dhe çeli dritën jeshile për ngërçin e përdorimit të shqipes në institucione zyrtare. 

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme