Marrëveshja për avionët luftarakë, Makron nis vizitën dyditore në Beograd

Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) nis vizitën e tij dyditore në Serbi, ku do të pritet nga homoblogu i tij Aleksandar Vuçiq (Aleksandar Vucic).
Dy krerët e shteteve, pritet që të forcojnë dhe thellojnë marëdhëniet dypalëshe Serbi-Francë.
Pas vizitës së sotme në Beograd, të premten Makron do të vizitojë Novi-Sadin.
Kjo është vizita e dytë në pesë vite e Presidentit Makron në Beograd. Gjatë kësaj vizite, Makron dhe Vuçiq pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë Rafale.
Vizita e Makronit në Serbi vjen po ashtu pas gati rreth 5 muajsh, pasi presidenti francez priti në Paris homologun Vuçiç.
Në shkurt të vitit 2023, Vuçiq u tha gazetarëve se blerja e avionëve Rafale do të jetë blerja më e madhe nga buxheti i ushtrisë serbe në një vlerë prej 3 miliardë eurosh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




