Plani për urën mbi Ibër, Kurti njofton vizitën e Ndihmës sekretarit të NATO-s, Goffus

Rajon | 2 vite më parë

Pavarësisht se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore kanë kërkuar që ura mbi lumin Ibër që ndaj jugun nga veriu i Mitrovicës të mos hapet për qarkullim të automjeteve, të paktën për momentin, kryeministri i Kosovës Albin Kurti këmëngul se liria e lëvizjes është e drejtë themelore e njeriut. Në mbledhjen e qeverisë që drejton, Kurti ndërkohë bëri me dije se po vijojnë konsultimet me aleatët për këtë çështje, ndërkohë që njoftoi se të enjten Kosovën do ta vizitojë Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, Thomas Guffos, ndërsa javën e  ardhshme edhe krye diplomatët e dy vendeve anëtare të aleancës ushtarake, emrat e të cilëve nuk I bëri të ditur.

 “Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë si p.sh., trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në Bashkimin Evropian”,  , Thomas Guffos.

Plani i qeverisë Kurti për hapjen e urës mbi Ibër, që aktualisht është e kalueshme vetëm nga këmbësorët, alarmoi aleatët. SHBA, BE dhe misioni paqeruajtës që drejtohet nga NATO në Kosovë, KFOR e kanë kundërshtuar këtë lëvizje. Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey hovenier paralajmëroi se ndërmarrja e këtij hapi rrezikonte sigurinë e ushtarëve amerikanë që veprojnë nën siglën e KFOR.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme