Bosnje e Hercegovinë, tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Sanski Most

Një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.
Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.
Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës, konfirmoi policia në kantonin Una-Sana për Radion Evropa e Lirë.
Sipas policisë, sulmuesi tentoi të bënte vetëvrasje, por u plagos rëndë dhe u transferua në Qendrën Klnike Universitare në Banja Llukë.
I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




