Bullgari, digjet një depo fishekzjarresh pranë Sofjes

Rajon | 2 vite më parë

Një depo fishekzjarresh pranë Sofjes është djegur njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e grua kanë djegie të shkallës së tretë dhe jeta e tyre është në rrezik. Në qytet dhe fshatrat përreth u shpall gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme. U urdhërua evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Elin Pelin, i cili ndodhet më afër vendit të aksidentit. U ndërprenë furnizimi me gaz dhe energjia elektrike. Në zonë ka një prani të shtuar të policisë, ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe një stacion lëvizës për të matur pastërtinë e ajrit.

Sipas ekspertëve, shpërthimi ndodhi në magazinat e një kompanie që merret me produkte piroteknike. Ministri i brendshëm Kalin Stojanov shpjegoi se kompania ka gjashtë depo të cilat janë plot me lëndë piroteknike. Rreth 500 metra larg shpërthimeve, një fragment ra në një magazinë të një zinxhiri të madh ushqimor, i cili gjithashtu mori flakë, shtoi Stojanov. Sipas të dhënave paraprake, një nga magazinat ku shpërtheu zjarri përmbante dy ton ekuivalent tritol.

Në vendin e ngjarjes u dërgua personel ushtarak me katër transportues uji. Një modul i specializuar për veprim në rast aksidentesh industriale u përgatit edhe nga Formacioni Ushtarak në Musaçevo, pjesë e Forcave Tokësore. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme