Dropull, ndërhyrja e zjarrfikësve shpëton shtëpitë, shiu zbut furinë e zjarreve

Sociale | 2 vite më parë

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve pasditen e sotme (23 korrik) në Dropull ka shpëtuar jetën e banorëve dhe shtëpitë.

Në fshatin Haskovë flakët u afruan vetëm disa metra larg banesave por ndërhyrja e zjarrfikësve dhe banorëve i shpëtoi nga djegia shtëpitë e fshatit.

Zjarrfikësit, forcat e ushtrisë dhe banorët neutralizon vatrën e zjarrit që ishte shumë pranë me banesat edhe në disa fshatra të tjerë të Dropullit.

Ndërkohë reshjet e shiut të cilat përfshinë pasditen e sotme zonën e Gjirokastrës kanë ulur furinë e zjarreve të verës në Dropull. Flakët që u ripërtërinë në kullotat malore përgjatë ditës së sotme ishin aktive pranë fshatrave Dhuvjan, Vanistër, Goranxi dhe Derviçan.

Zjarri nisi prej pasdites së djeshme dhe u përhap me shpejtësi i ndihmuar nga era dhe terreni i thatë.  Gjatë orëve të pasdites tymi dhe bloza të përhapur nga era për minuta të tëra mbuluan dhe qytetin e Gjirokastrës.

Në terren ndodhen strukturat e emergjencës që kanë kërkuar mbështetje nga ajri për shuarjen e zjarreve në Dropull.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme