Qendrat shëndetësore në plazhe/ Koçiu: Mbi 2 mijë vizita më shumë se një vit më parë

Sociale | 2 vite më parë

Rreth  2 mijë vizita më shumë se vitin e shkuar janë  kryer gjatë këtij sezoni në qendrat shëndetësore  verore.

Këo shifra janë  bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila tha se, “mjekët dhe infermierët kanë ofruar shërbim shëndetësor në kohë e me cilësi për çdo pushues”.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu shkruan se, “qendrat shëndetësore verore janë të hapura në 34 pika turistike në të gjithë vendin dhe që ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës”.

“22406 numri i vizitave të kryera prej datës 01 qershor deri 14 korrik 2024 në 34 Qëndra shëndetësore verore” , bënë të ditur ministrja Koçiu.

Këto qendra vazhdon ajo janë një  burim i domosdoshëm shërbimesh për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit të verës.

“Qendrat shëndetësore verore, të hapura në 34 pika turistike në të gjithë vendin dhe që ofrojnë shërbim 24/7, janë një burim i domosdoshëm shërbimesh për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit të verës”.

Më tej Koçiu shpreh mirënjohje për mjekët dhe infermierët e 34 qendrave shëndetësore verore, si dhe ekipeve të Urgjencës Kombëtare.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme