Covid-19 gjatë verës, më shumë simptoma, por më pak serioze

Sociale | 2 vite më parë

Covid-19 po shkakton më shumë klinikë simptomatike në nivel të përgjithshëm dhe një normë pranimi disi më e lartë tek të sëmurët kronikë se sa në dimër, por me më pak ashpërsi dhe më pak pneumoni. 

Sipas specialistëve të ISHP-së, në Shqipëri testet flasin për rreth 70 raste me covid në javë, një numër shumë i ulët ky,  por infektimet mund të shtohen për shkak të rritjes së kontakteve.

Ndryshe nga disa vende europiane ku numri i të shtruarve është rritur dhe vdekjet kapën dyfishin e atyre me grip , në Shqipëri edhe pse qarkullojnë të njëjtat shtame nuk ka situatë të tillë epidemiologjike dhe as COVID VEROR siç quhen shtamet infektuese në SHBA që kanë rritur sëmundshmërinë.

Vëzhgimi si për çdo sëmundje virale vijon, por interesi i qytetarëve për t’u testuar edhe kur kanë simptoma është i ulët.

Gazetare Sonila Mlloja

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme