Turizmi malor në Malësi të Madhe, zyra e turizmit raporton për 200 mijë vizitorë çdo vit

Sociale | 2 vite më parë

Malësia e Madhe edhe këtë sezon turistik duket se është ndër më të preferuarat nga turistët vendas dhe të huaj. Vetë pozicioni gjeografik i saj e bën këtë treve një ansambël të mahnitshëm, për sa i përket fushës së turizmit, që për nga llojet mund të jetë unike në Shqipëri dhe rajon. Sipas  përgjegjësit të zyrës së turizmit në këtë bashki Eristjan Smajlaj Malësia e Madhe çdo vit pret mbi 200 mijë vizitorë.

“Flasim për një shifër te përafërt, Malësia e Madhe ka rreth 200 mijë vizitor gjatë të gjithë vitit. Zonat malore më të preferuara do të përmendja Reçin, Boga, Razma, Lëpusha, Vermoshi, Tamara”, tha Eristjan Smajlaj, Përgjegjës i Zyrës së Turizmit në bashkinë Malësi e Madhe.

Ajri i pastër, natyra magjepsëse por dhe freskia e bjeshkëve ndërthurur me ushqimin vendas e rendisin Malësinë në një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend. Së fundmi një edhe turizmi liqenor po merr një rëndësi të veçantë.

“Po të bëjmë një shëtitje në bregun liqenor do të vihet re që kemi 2-3 kampingje që janë aktuale dhe që punojnë ku njeri prej tyre është ndër më të mirët në nivel ndërkombëtar”, u shpreh Eristjan Smajlaj.

Bukuritë natyrore, duke i shtuar edhe atë historike, tradicionale e kulturore e bëjnë rrethin e Malësisë së Madhe, një zonë me potencial të madh turistik.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme