Hapen regjistrimet online në shkolla, afatet e regjistrimit nga data 8 korrik-31 gusht 2024

Sociale | 2 vite më parë

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në platformën e-Albania për vitin shkollor 2024-2025 janë hapura duke nisur nga kjo e hënë e deri në 31 gusht 2024.

Afatet e regjistrimit janë unifikuar për të gjitha nivelet e arsimit parauniveristar dhe zgjeruar në kohë këtë vit duke i dhënë prindërve mundësi të regjistrojnë fëmijët në kohën më të përshtatshme për ta.

Por prindërit duhet të kenë parasysh këto rregulla:

Nxënësit e klasës së parë lejohet të regjistrohen vetëm në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e familjes së tij ose të personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Regjistrimi bëhet përmes portali E-Albania duke plotësuar aty formularin e aplikimit dhe shkolla pasi trajton  procedurën e kërkesës njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit.

Ndërsa nxënësit e klasave të dhjeta regjistrohen në gjimnaz publik sipas zonës së gjimnazit sipas planifikimit paraprak të Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar i cili respektohet me përpikëri nga drejtori i shkollës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme