Tregu artizanal në Vlorë, mjeshtrit e artit ekspozojnë punimet në Lungomare

Rrugica midis palmave në zonën e Lungomares në Vlorës është shndërruar për të disatin vit me radhë në një treg me stenda ku të gjithë prodhuesit artizan e zejtar prezantojnë artikujt e tyre. Një hapësirë e dedikuar për produktet autoktone, të prodhuara në mënyrë artizanale, nisur nga arti pamor, prodhimi i porcelanit, drurit, gurit, prodhimet e dorës së artizanale të Labërisë gjen në këtë treg.
“Frymëzohem nga kujtime të bukura dhe turistët tërhiqen nga këto ide dhe bëjnë dhe ata porositë e tyre”, u shpreh një piktore.
Megjithatë tregtarët kërkojnë zgjatjen e tregut jo vetëm në dy muaj, pasi sikundër pohojnë Vlora është një qytet që tërheq tashmë turistë në çdo stinë.
Tregu qëndron i hapur gjatë muajve të verës, në shërbim të zhvillimit të turizmit me produktet made in Albania.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




