Dita Botërore e Muzikës në Elbasan, tribunë për talentet e reja që performojnë me artistët e mëdhenj

Sociale | 2 vite më parë

Në këtë program artistik në kuadër të ditës botërore të muzikës në Teatrin “Skampa” nuk munguan motivet popullore.

Ndërthurja e hareshme e brezave por edhe e notave në pentagram sollën performanca të shkëlqyera për artëdashësit e shumtë që kishin mbushur sallën e Teatrit “Skampa”.

Në këtë ditë të rëndësishme të botës së muzikës, qëllimi ishte më se i qartë. Muzika të  bëhet tribunë e talenteve të reja.

Ky koncert ishte dhe një kujtesë e respekt edhe për të gjithë ata mësues, që kanë dhënë prej shumë dekadash, një kontribut e përkushtim të ndjeshëm, në edukimin e formimin e muzikantëve  të rinj.

U përkujtuan me këtë rast edhe mësuesit që nuk jetojnë më, si Astrit Lopari, Violeta Sukluqi dhe Riza Zdrava .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme