Nokova, fshati mes bukurive natyrore – Banorët zhvillojnë agroturizmin me produkte nga toka e tyre

Kjo është një ndër stinët më të bukura për banorët e fshatit Nokova në njësinë administrative Lunxhëri të bashkisë së Gjirokastrës . Edhe pse në ditët e nxehta të verës sërish ata vijojnë të punojnë tokat e tyre të palodhur me perimet dhe frutat e stinës . Disa mbajnë gjallë edhe traditën e blegtorisë dhe atë të bujqësisë shprehen vendasit.
“Pak veta kanë ngelur, më shumë janë të moshuar që merren me bahçet”, tha një banor.
Fshati Nokovë nga viti në vit po merr edhe një zhvillim të dukshëm turistik , kjo është një ndër zonat më të preferuara të turistëve fal klimës produkteve bio dhe objekteve të kultit që ofron.
Mikpritja e banorëve është një tjetër vlerë që karakterizon banorët e kësaj zone, gjë që bën turistët të rikthehen sërish në Nokovë për ta vizituar.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




