Klasat e nënta sot në provim, nxënësit testohen në Gjuhën Shqipe

Provimet e lirimit për klasat e nënta nisin sot me atë të gjuhës shqipe. Janë rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta në të gjithë vendin që do t’i nënshtrohen sot provimit të parë, që nis në orën 10 dhe testi do te zgjas 2 ore e 30 minuta.
Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2023-2024, janë matematika me 25 qershor dhe gjuha e huaj e parë më 28 qershor, teksa provimi i Gjuhës Amtare (për nxënësit e pakicave kombëtare) do të zhvillohet ditën e nesërme, më 21 qershor. Nxënësit e pakicave kombëtare vlerësohen në lëndët: Gjuhë Amtare, Gjuhë shqipe, Matematikë dhe sipas dëshirës edhe në një gjuhë të huaj.
Sipas udhëzimit të Ministrisë se Arsimit, procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve përcaktohen në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë në vend. Ndërkohë, gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar janë Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.
Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe franceze, italiane dhe gjermane japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




