Rritje e pagave nga korriku për 20 mijë mjekë e infermierë

“Nga korriku pagat e pothuajse 20 mijë mjekëve dhe infermierëve do të rriten, duke bërë një hap tjetër drejt standardeve europiane”.
Deklarata vjen nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë ceremonisë së 30-vjetorit të Urdhrit të Mjekut.
Ministrja Koçiu u shpreh krenare për trupën mjekësore, që sipas saj është gjithmonë e më profesionale dhe më e përgatitur.
“Jemi të vendosur për të forcuar me tej marrëdhënien shtet-mjek-qytetar. Qeveria shqiptare dhe MSHMS mbeten të përkushtuara për adresimin e sfidave dhe krijimin e mundësive më të mira për mjekët tanë, duke siguruar që ata të kenë mbështetjen dhe kushtet e nevojshme për të zhvilluar profesionin e tyre këtu në vendin tonë”, nënvizoi Koçiu.
Ministrja Koçiu u shpreh se “do të punojmë së bashku për një sistem shëndetësor më të fortë dhe më cilësor për të gjithë”.
Rritja e pagave për mjekët dhe inferimerët synon jo vetëm rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimit shëndetësor në Shqipëri, por stimulon brezin e ri për zgjedhjen e këtij profesioni si degë studimi në arsimin e lartë për t’i shërbyer vendit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




