Makinat retro në Gjirokastër – Ekspozitë e makinave “Vintage” në pazarin karakteristik

Java kulturore Italiane ka nisur me një sërë aktivitetesh, ku në pazarin karakteristik është çelur spektakli I paradës dhe ekspozitës së makinave “vintage”.Një grup prej 47 personash të ardhur nga Bari I Italisë pas shëtitjeve të shumta nëpër botë kanë zgjedhur Gjirokastrën për të ekspozuar makinat e shekullit të kaluar të cilat tërheqin vëmendjen e qindra vizitorëve.
“Këto makina janë tepër të veçanta për ne pasi datojnë që prej vitit 1900.Qendra kombëtare ndodhet në Torino dhe çdo vit organizojnë këto evente të makinave të vjetra historike. Secila prej këtyre makinave ka certifikatën e vet .Modelet më të veçanta që ne kemi sjellë këtu janë të shumta si Volsvagen, Alfa Romeo, Lanca e shumë modele të tjera”, tha një pjesëmarrës.
Konsulli I Italisë në Gjirokastër Teodor BIlushi u shpreh se këto aktivitete të cilat startuan me paradën e makinave retro do të vijojnë gjatë gjithë javës për të promovuar turizmin.
“Është një aktivitet për të promovuar turizmin”, tha Teodor Bilushi konsull i Italisë në Gjirokastër.
Turistë e qytetarë të shumtë do të kenë mundësinë ta shijojnë nga afër paradën e koleksionit të mjeteve relike .
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




