Festë në fshatin Vilë, më 2 qershor, shënon çeljen e sezonit turistik në Kukës

Në fshatin Vilë në mot me diell duhen të paktën dy orë për të mbërritur për shkak të mungesës së infrastrukturës. Fatmir Jata nga Vila është larguar 20 vjeç nga ky fshat dhe e kujton me nostalgji. Aktualisht në Vilë nuk kanë mbetur as 10% e familjeve që jetonin aty të paktën deri në vitet 90.
“Në vitet 90 ka pasur rreth 250 shtëpi dhe deri në atë ka pasur një jetë shumë aktive por me ndryshimin e sistemit çdo gjë ndryshoi duke e rrënuar fshatin”, tha banori Fatmir Jata.
Është viti i dytë që në fshatin Vilë do të festohet. Simbolika e kësaj feste qëndron te dëshira për të ribashkuar banorët e Vilës. Në fshatin Vilë do të festohet më datë 2 qershor.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




