“Sanfest” rikthehet në edicionin e tij të katërt, në datat 1 dhe 2 qershor në Rrjoll

Sociale | 2 vite më parë

Plazhi i mrekullueshëm i Rrjollit në Velipojë mbetet padyshim një nga perlat natyrore në veri të vendit. Këtë vit ai do të gjallërohet edhe më shumë nga atmosfera që pritet të krijojë festivali i muzikës “Sanfest”, i cili rikthehet në edicionin e tij të katërt si një eksperiencë unike e gjithçkaje që mund të ofrojë një eveniment i tillë.

Muzika do të jetë kryefjala por përveç saj argëtimi do të vijë përmes organizimit të sporteve të ndryshme ujore, gaming zones, yoga etj. Pjesë e artistëve të këtij viti janë 11 dixhei (deejay) dhe 4 banda muzikore.

“Sanfest” do të zhvillohet në datat 1 dhe 2 qershor duke nisur nga orët e paradites deri në darkë vonë.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme