Urgjenca e re e Cërrikut, specialitete të reja dhe shërbim 24 orë për pacientët e saj

Sociale | 2 vite më parë

Qendra Shëndetësore Cërrik pas një investimi të kryer ofron shumëllojshmëri shërbimesh për pacientët e saj në 24 orë.

“Është qendër 24 orëshe ku jepet shërbimi para spitalor në koordinim me 127 nga ku marrim thirrje nga urgjenca dhe shkojmë me autoambulancën në shërbim të pacientit”, tha Xhensila Qosja, doktoreshë në Urgjencën e Cërrikut.

“Nuk kishim kushtet minimale ndërsa tani është shumë më mirë në krahasim me përpara”, tha Albina Mici, kryeinfermjere Urgjencës së Cërrikut.

Ditët e fundit ka pasur rritje të pacientëve  të prekur nga virozat stinore. Afro 30 persona në ditë paraqiten pranë kësaj qendre me simptoma si, temperaturë e lartë apo probleme në frymëmarrje.

Në këtë qendër së fundmi është shtuar dhe shërbimi mjekësor i fizioterapistit, psikologut apo  logopedit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme