Rapsodi i njohur Shaban Baksi , autor i mbi 450 tekste këngësh

Sociale | 2 vite më parë

Rapsodi i njohur Shaban Baksi që ka hyrë në zemrat e shqiptarëve përmes këngëve të tij që dëgjohen edhe sot, tregon për tekstet e shumta që ka shkruar.

“Prej viteve 70 kam bërë shumë këngë por mund të veçoja disa prej tyre si kënga “Maroma ni kafe”, “Tash përgjigjen po ta kthej” etj ku me muzikë dhe me tekste janë 473 këngë te miat si autori i tyre”, tha Shaban Baksi.

Ndër të tjera Baksi na njeh me këngët e kënduara nga këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, ku më e njohura është kënga e interpretuar me titullin “Maroma ni Kafe”.

“Të gjithë këngëtarët i kanë kënduar këngët e mia, i këndojnë dhe do ti këndojnë”, tha rapsodi Baksi.

Ai vazhdon të shkruaj tekste edhe në këtë kohë. Këngë të shkruara me dashuri dhe përkushtim nga rapsodi i njohur do të mbetën në memorien e shqiptarëve ndër vite.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme