Masat për sezonin turistik, hapen 3 qendra shëndetësore verore në Malësi të Madhe

Sociale | 2 vite më parë

Me 1 qershor në të gjithë vijën bregdetare, por edhe në pika turistike malore do të hapen qendrat shëndetësore verore, që do të ofrojnë kujdes mjekësor 24 orë për të gjithë turistët.

Në Malësi të Madhe janë parashikuar 3 qendra shëndetësore verore në Razëm, Tamarë e Bogë, të cilat do të jenë në gatishmëri me nga 1 mjek e dy infermierë secila.

Për epidemiologun Riza Curraj, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Malësi të Madhe i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përballuar shtimin e flukseve të turistëve.

“Janë marrë të gjitha masat për mirëfunksionimin e këtyre qendrave. Janë të pajisura me të gjitha mjetet e shërbimit, përfshirë edhe medikamente si edhe me personel mjekësor. Mendoj që kemi kapacitetin e nevojshëm për të përballuar fluksin”, tha Curraj..

Qendrat shëndetësore verore do të jenë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës në territor, me rrjetin e autoambulancave të shpërndara në këtë zona malore.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme