Shtegu i ngjyrave në Kukës – Muajt maj, qershor dhe korrik, më të përshtatshëm për t’a vizituar

Sociale | 2 vite më parë

Shtegu i ngjyrave rezulton ndër pikat turistike në Kukës   me më shumë interes për t’u vizituar nga turistët. Muajt maj, qershor dhe korrik janë më të përshtatshmit për t’a frekuentuar për shkak të bimësisë.

“Shtegu i ngjyrave shtrihet në pllajën e kullotave sub alpina të parkut natyror. Bëhet më i frekuentuar sepse në periudhën qershor-korrik çelin lulet dhe për këtë arsye ka marrë emrin shtegu i ngjyrave”, tha Lefter Gjana, Drejtor i ADZM Kukës.

Promovimi në rrjete sociale ka ndikuar në shtimin e interesit të turistëve për shtegun e ngjyrave. Të shumtë janë të huajt që e zgjedhin si destinacion shtegun e ngjyrave. Shtegu i ngjyrave përgjatë vitit 2023 rezultoi pika turistike më e vizituara në Kukës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme