Formimi profesional, punësim i sigurtë – Gjimnazi “Mihal Shahini” e ofron që nga viti 1970, interesi në rritje

Sociale | 2 vite më parë

Profesionet në bujqësi, agronomi dhe veterinari po kthehen gjithnjë e më tepër në vëmendjen e të rinjve. Nëse dikur ishin të pakonsideruara, sot interesi është në rritje.

Gjimnazi profesional” Mihal Shahini” në Cerrik i ofron të trija këto drejtime. I pajisur me laboratorë të posaçëm kjo shkollë i ofron nxënësve të gjitha kushtet për të arritur një formim të përsosur nga ana profesionale si dhe punësim të garantuar.

“Interesi është rritur sepse shikon qe tregu i punës është në kërkim të këtyre profesioneve që ofron shkolla”, tha mësuesja Ana Mino.

Janë të shumtë nxënësit që kanë zgjedhur të ndjekin arsimin profesional në këto drejtime, në gjimnazin “Mihal Shahini”, por ku e shohin veten pas mbarimit të studimeve?

“Arsimi profesional na nxjerr pas 4 viteve një teknik”. Më pëlqejnë shumë kafshët dhe e mendoj vetën një kirurge të ardhshme”, shprehet një tjetër studente.   

Nga ana tjetër profesori i praktikës së bujqësisë Petref Halili shprehet tepër i kënaqur me ecurinë e nxënësve dhe tregon rëndësinë që ka praktika që në bankat e shkollës në formimin e përgjithshëm profesional të tyre.

“Të mësuari është nëpërmjet praktikës, pjesa më e madhe. Nxënësit kanë dëshirë të dinë të gjithat procedurat”, tha Halili.

Shkolla funksionon që në vitet 1970. Rreth 450 nxënës numëron këtë vit shkollor që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe degët e profesionales.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme