Kurimi i sëmundjeve të duhanit, familjet shqiptare shpenzojnë 223.3 mln lekë në vit

Familjet shqiptare shpenzojnë rreth 223.3 milionë lekë në vit për të kuruar sëmundjet që shkaktohen nga konsumi i duhanit.
Një studim i realizuar dhe publikuar nga pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe studioja e konsultimeve ekonomike (DSA), nënvizohet rëndësia e një politike fiskale dhe jofiskale më të ashpër për të dekurajuar konsumin e duhanit.
Sipas studimit duhanpirja jo vetëm që dëmton shëndetin, por sjell edhe varfëri.
“Shpenzimet vjetore të kujdesit shëndetësor në lidhje me konsumin e duhanit arrijnë në rreth 223.3 milionë lekë – pjesa më e madhe shkon për shpenzimet e lidhura me barnat (rreth 20 milionë)” bën të ditur studimi.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




