Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit, një nga drejtimet e preferuara të të rinjve të shkollave profesionale

Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit është një ndër drejtimet më të preferuara të të rinjve që ndjekin studimet pranë Shkollës Profesionale Teknike në qytetin e Korçës.
Arsyeja pse ata kanë zgjedhur këtë drejtim është mundësia e madhe e punësimit në këtë fushë, por edhe pagat e larta që ofrohen në këtë sektor.
Nxënësit thonë se kanë bërë zgjedhjen e duhur, duke ftuar edhe të rinj të tjerë që të zgjedhin arsimin profesional.
Drejtimi Teknologji Informimi dhe Komunikimi që ofron Shkolla Profesionale Teknike në qytetin e Korçës u jep mundësi nxënësve të jenë në të ardhmen specialistë të teknologjisë.
Gazetare: E.Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




