Leskoviku çel sezonin turistik – Me një potencial të jashtëzakonshëm, kjo zonë pret mijëra turistë

Krahina e Leskovikut është nga krahinat më të njohura të juglindjes së vendit, për trashëgiminë kulturore, për vreshtarine, Lixhat e Sarandoporit, Kishën e Cerskës, Postenanin e shumë atraksione të tjera të kërkuara nga turistët vendas e të huaj. Për historianin Auron Tare, Leskoviku ka një pasuri të jashtëzakonshme sa i përket muzikës dhe verërave, vlera këto që e kanë bërë këtë zonë të njohur në gjithë botën.
“Leskoviku ka dy fusha shumë të rëndësishme të turizmit që është trashëgimia kulturore e muzikës dhe trashëgimia e verës. Janë dy nga gjërat më të rëndësishme që Shqipëria shumë pak i ka të koncentruar në një vend të caktuar”, tha historiani Aulon Tare.
Ilirjan Mezini është një prej operatorëve turistikë në Shelegur të Leskovikut. Së bashku me një pjesë të familjes së tij ka ngritur një biznes familjar që pret çdo ditë vizitorë të shumtë. Gjatë dy viteve të fundit sipas Mezinit, turistët vendas e të huaj që zgjedhin Leskovikun kanë qenë të shumtë.
Leskoviku për sa i përket orientimit turistik është vet rregulluar por bashkia e Kolonjës ka ndërmarrë masa dhe investuar në sajtet turistike për ti ardhur në ndihmë vizitorëve, thotë kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai.
“Leskoviku ka një numër të madh të huaj dhe po mundohemi të ndërtojmë një sistem që të ketë të gjithë elementet”, tha Erion Isai, kryetar i Bashkisë Kolonjë.
Vitin e kaluar gjatë sezonit turistik Leskovikun dhe fshatrat turistike janë vizituar nga me shume se 15 mijë turistë. Mbrëmjen e djeshme është çelur sezoni turistik në Leskovik, sezon ky që pritet të ketë shifra më të mëdha se ai i vitit të kaluar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




