Kryeinspektori Hajdari në RTSH 24:Fusim sistemin e karrierës, jo pa arsimin përkatës

Reformimi i sektorit të inspektimeve nuk do të ketë në fokus gjobën, por këshillimin, gjë e cila do te mund të shmang abuzimin dhe korrupsionin. I ftuar në studio 24 në RTSh, kryeinspektori i përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, theksoi se i një rëndësie është edhe reformimi i sistemit të karrierës pasi sipas tij më parë mund të emërohej inspektor pa arsimin përkatës dhe jashtë sistemit.
“Risit që parashikohet në këtë draft të përgatitur ka të bëjë me karrierën brenda strukturave të Inspektoriatit. Drejtuesi i një Inspektoriati Qendror do të bëhesh vetëm nga sistemi i karrierës dhe jo si funksionon deri më sot që me një emërim ti je drejtues në këtë sistem”. Prej vitit 2019 ne e kemi rregulluar procedurën dhe mënyrën se si duhet të shkojnë inspektorët për inspektim”, tha kryeinspektori i përgjithshëm Shkëlqim Hajdari.
Kryeinspektori Përgjithshëm i Shtetit Shkëlqim Hajdari, tha se në draft parashikohet gjithashtu qe bizneset do të zgjidhen në bazë të analizës së riskut.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




