Komiteti menaxhimit të Zonave të Mbrojtura – Menaxhimi i mbetjeve në fokus të institucioneve

Infrastruktura dhe menaxhimi i mbetjeve janë 2 problematikat më të mëdha që prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni referoi në mbledhjen e komitetit të menaxhimit të Zonave të Mbrojtura.
“Ne kemi hasur në disa vështirësi duke pasur parasysh dhe infrastrukturën e dobët që nuk kemi pasur, një cilësi të shërbimit turistik, të guidave turistike. Një pikë shumë e rëndësishme që duhet të jetë prioritet në njësitë e vetëqeverisjes vendore po ashtu kjo në bashkëpunim me zonat e mbrojtura është dhe mbrojtja e mjedisit”, tha prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni.
Daniel Pirushi, drejtore e përgjithshme e zonave të mbrojtura tregon mbi ligjin e ri I cili ka për qëllim një menaxhim më të mirë të këtyre territoreve.
“E gjithë propagandash me ndryshimet thelbësore janë vetëm axhustime për sa i përket legjislacionit ndërkombëtar dhe saktësimin për sa i përket mbivendosjeve te akteve”, tha Drejtoresha e përgjithshme ADZM, Daniel Pirushi.
Zonat e mbrojtura në qarkun Shkodër vitin e shkuar u vizituan nga 370 mijë turistë. Numër i cili pritet të jetë më I rritur këtë sezon turistik duke nisur nga Velipoja e deri në Theth.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




