Fundjava në Velipojë – Qytetarë vendas dhe të huaj të kënaqur me kushtet

Sociale | 2 vite më parë

Ndonëse temperaturat jo të favorshme,  plazhi i Velipojës këtë të fundjavë pati një frekuentim të lartë nga qytetarë vendas dhe të huaj. Pastërtia  distanca e favorshme me qytetin, çmimet konkurruese janë arsyet përse ky plazh frekuentohet në masë.

“Jemi për herë të parë këtu në Velipojë dhe duket shumë bukur”, tha një pushuese.

“Vij nga Norvegjia dhe është hera ime e parë këtu, zgjodha Velipojën për të shijuar magjinë e bregdetit për të përjetuar një përvojë të bukur në Shqipëri”, tha një turist i huaj.

Korriku dhe Gushti janë dhe muajt kur në Velipojë shtohet fluksi i pushuesve, rezidencialë apo ditorë, duke arritur pikun në fundjavë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme