Provohet vaksina kundër melanomës-Hetimi po sjell prova të fuqishme mbijetese, rezultatet emocionuese

Sociale | 2 vite më parë

 Është quajtur vaksinë pasi mekanizmi I prodhimit dhe veprimit  të saj I ngjan një vaksine, vetëm me një ndryshim, ajo nuk parandalon por kuron  pacientët me kancer në stadin 3-4 të melanomës që është edhe kanceri më agresiv I lëkurës.

Është një trajtim revolucionar. Mjekët kanë filluar testimin e vaksinës së parë të personalizuar kundër melanomës në 1100 pacientë në mbarë botën. Është bërë me porosi për çdo person dhe ajo i thotë trupit të identifikojë qelizat e kancerit dhe të ndalojë rikthimin e sëmundjes.

Në një prononcim për RTSH, Manjola Luzi- Onkologe u shpreh se, “ Qëllimi I vaksnës është që të nxisë imunitetin për të luftuar qelizat tumorale”

Sipas saj, “Vaksina është e personalizuar. Domëthënë  testohet materiali gjenetik I tumorit, shihen mutacionet dhe në varësi të kësaj prodhohet edhe vaksina në mënyrë precize dhe e personalizuar për individin e sëmurë. Në momentin që merret në organizëm ai njihet si neoantigen , pra organizmi ynë e njeh si trup të huaj të cilin qelizat limfocitare “T” e sulmojnë për ta eliminuar . Kjo vaksinë përdoret e kombinuar me imunoterapinë e cila ka si qëllim të in tubojë disa mekanizma që kanë frenuar sistemin tonë imunitar për të luftuar qelizat tumorale”

Vaksina përdor të njëjtën teknologji si në rastin e coronavirusit dhe krijuesit e saj thonë se trajtimi është “një nga përparimet më emocionuese në terapinë moderne të kancerit”, pasi janë parë rezultate shumë premtuese dhe rrisin mbijetesën më 50%.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme