“Kodikët e retros” zbret në Berat – Panair me muzikë dhe performancë vizuale në Mangalem

Sociale | 2 vite më parë

Është organizuar për herë të parë në Berat Panairi “Kodikët e Retros”. Mjetet historike u stacionuan në pedonalen e qytetit ,duke krijuar një atmosferë magjike dhe duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë e turistëve të huaj, që shquan nga afër koleksionin me mbi 50 automjete të viteve ’60-’70-’80.

Në panair ishin të ekspozuara automjete të përdorura nga forcat e policisë, mjete “Mercedes Benz” të prodhuara në Gjermani në vitin 1965 e që sot konsiderohen makina luksi, makinat e garave, makina “Volvo” Kabriolet, Xhipa e deri tek motorët Vespa.

Në një kënd të veçantë, ku ishte vendosur punishtja e Targave Suvenir gjithkush mund të personalizonte targën e tij unike, ndërkohë që organizatorët kishin menduar edhe për fëmijët, të cilët u argëtuan me animatorët dhe personazhet e përrallave që organizuan lojëra me ta.

Ky event ishte edhe një mundësi e mirë për artizanët, që ekspozuan përgjatë bulevardit të qytetit produktet e tyre.

Në mbrëmje festa u zhvendos, tek Porta e Pashait, me muzikë që i përshtatej viteve retro. Një nga momentet më të bukura ishte performanca vizuale mbi lagjen Mangalem të Një mbi Një dritareve.

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme