Gjirokastra turistike – Risi, platformë online për shitjen e produkteve

Sociale | 2 vite më parë

Edhe pse nuk është çelur zyrtarisht sezoni turistik, Gjirokastra mirëpret çdo ditë vizitorë të shumtë. Krahas promovimit që po i bëhet qytetit të gurtë, edhe rritja e cilësisë së shërbimeve nga operatorët turistikë, e ka renditur ndër destinacionet më të preferuara. Operatoret turistik në Gjirokastër pohojnë se vizitorët nga shtete të ndryshme vlerësojnë qytetin e gurtë  për traditën, historinë, mikpritjen, dhe aktiviteteve te shumta që mund të kryejnë gjatë qëndrimit të tyre.

“Gjirokastra është më tepë e fokusuar drejt turizmit të aventurës së lehtë, drejt fshatit, kulinarisë dhe aktiviteteve të tjera si ecja në mal. Gjirokastra është duke konkurruar si destinacion i mirëfilltë”, tha Vasil Garro, operator turistik.

 Një risi e re për këtë vit  nga visit Gjirokastra do të jetë platforma e shitjes së produkteve online, në këtë sistem do te përfshihen produkte nga gjithë qarku i Gjirokastrës.

“Kjo platformë do të jetë edhe më e lehtë për klientin duke bërë që të ketë mundësi të rezervojë më lehtë. Duke patur produktet e grumbulluara mund të kombinojë 2-3 produkte të ndryshme dhe të organizojë ditët e tij”, u shpreh Goro.

këtë vit qyteti muze ka marre edhe titullin  “mbretëresha e turizmit shqiptar” dhënë nga ata që e vizituan dhe ndenjen qoftë dhe një natë në Gjirokastrën muzeale dhe mikpritëse.

 Gazetare: E. Domeri

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme