Voskopoja e preferuar në çdo stinë, turistë të shumtë zgjedhin fshatin turistik si destinacion

Sociale | 2 vite më parë

Voskopoja e preferuar në çdo stinë, turistë të shumtë zgjedhin fshatin turistik si destinacion

Voskopoja është një nga vendet më të preferuara dhe të veçanta në Shqipëri.

Në të gjitha stinët e vitit, fshati turistik vijon të mbetet një nga pikat më interesante për vizitorët vendas dhe të huaj.

Çdo fundjavë turistë të shumtë ndalen në Voskopojë, për të shijuar mbi të gjitha ajrin e pastër dhe gatimet tradicionale të zonës.

Gjatë vizitës sonë të fundit kemi takuar një grup studentësh nga Kosova të cilët e vizitonin për herë të parë këtë mrekulli të natyrës. 

Përveç bukurive natyrore, Voskopoja është e pasur dhe me shumë monumente kulture, siç janë kishat e manastiret të cilat ngjallin interesin e vizitorëve.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme