“Qilim fest” në Gjirokastër-Turizmi, kalendar i larmishëm aktivitetesh

Sociale | 2 vite më parë

Pazari karakteristik i Gjirokastrës nga viti në vit po merr një tjetër qasje. Falë zhvillimit të aktiviteteve kulturore dhe artistikë që mundësohen nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës, Bashkia por edhe nga shoqata të tjera që operojnë në Gjirokastër.

TID Gjirokastra ka në planet e tij vjetorë zhvillimin e njësër aktivitetesh të rëndësishme në qytetin e gurtë. 

Sipas Administratorit të shoqatës, TID Albert Haloçit “këto aktivitete kanë ardhur në përmirësim, çka kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të turistëve”. 

Zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme ka ndikuar jo vetëm në krijimin e një atmosfere të ngrohtë në pazarin e gurtë por edhe në shpalosjen e vlerave kulturore, historike dhe tradicionale të vendit.

Gazetare: L. Koçiu  

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme