“Stop drogës, alkoolit dhe rrjeteve sociale”, gjimnazistët e Shkodrës prezantojnë projektin ndërgjegjësues

Gjimnazet jopublike të Shkodrës “Pjetër Meshkalla” dhe “Haxhia Sheh Shamia” u bënë bashkë në prezantimin e projektit “Të rinjtë përballë, alkoolit, duhanit dhe rrjeteve sociale”.
Projekti ka në fokus rininë shkollore që të angazhohen në një nisëm të re kundër këtyre fenomeneve.
Drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija tha se në gjimnaze po implementohet tashmë paketa e sigurisë, duke zgjeruar kështu perimetrin duke luftuar shitjen dhe konsumimin e substancave narkotike në shkolla.
“Është dhënë rëndësi dhe theks i veçantë tek perimetri i sigurisë në shkolla. Të gjitha institucionet janë bërë bashkë për të evidentuar fillimisht sa i sigurt është perimetri i sigurisë brenda shkollave. Në gjimnaze janë shtuar oficerët e sigurisë” tha Kadija.
Nxënësit e gjimnazeve iniciatorë të këtij projekti këshillojnë bashkëmoshatarët e tyre që të distancohen nga këto fenomene negative sociale.
Aktiviteti u organizua në kuadrin e “Projektit Qytetar 2023-2024”, i cili implementohet nga Instituti për Demokraci dhe ndërjetësim me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




