Kryepiskopi Anastas : Mposhtja e hidhërimeve me fuqinë e Ngjalljes!

Sociale | 3 vite më parë

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë  Anastas, ka përcjellë mesazhin e tij me rastin e kremtimit të Pashkës Ortodokse. Mesazhi i tij drejtuar besimtarëve ishte “Mposhtja e hidhërimeve me fuqinë e Ngjalljes!”. 

Kryepiskopi Anastas tha se  “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës. “Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë” tha ai. 

“Le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.
Krishti u ngjall, vëllezërit e mi!
Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!” e mbyll mesazhin e tij Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë  Anastas.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme