Berat- Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë. Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit

Sociale | 3 vite më parë

Edhe besimtarë ortodoksë të qytetit të Beratit kanë kremtuar gjatë ditës së sotme të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Riteve të organizuara në Katedralen e “Shën Dhimitrit” ju janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë beratas, që u bënë pjesë e këtij rituali, që simbolizon varrin e Krishtit.

Kanë qënë At Johan Qako dhe At Petraq Simsia ata që kanë drejtuar edhe ritet fetare në Katedralen e “Shën Dhimitrit”, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi.

Pas kryerjes së shërbesën së mbrëmjes së të Premtes së Zezë, që për besimtarët ortodoks shënon vdekjen e Jezu Krishtit, At Johan Qako dhe At Petraq Simsia kanë kryer edhe ritualin e Epitafit, që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Katedrales së Shën Dhimitrit për disa minuta, e më pas është kapërcyer nga besimtarët.

Pas përfundimit të riteve fetare, Epitafi, i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë, ka përshkruar shëtitoren e qytetit, një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Beratit, ndërkohë që tek Ura e Goricës i është bashkuar edhe epitafi i kishës së vjetër të lagjes Goricë.

E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve. E premtja e Zezë i paraprin të djelës së Pashkëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit të Beratit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme