Italiani i trëndafilave – Mes Toskanës e Portugalisë ai zgjodhi Krutjen

Xhuzepe Bardaro (o. Giuseppe), një italian nga Toskana, ka 4 vjet që jeton në Krutje të Lushnjës.
Ai ka vendosur te jetojë përgjithmonë në Shqipëri së bashku me gruan e tij, mes trëndafilave.
“Në Shqipëri erdhëm në 2020-ën dhe vendosëm të qëndrojmë në Krutje, sepse gruan e kam shqiptare. Këtu bëj fshatarin, kam kopshtin tim të trëndafilave, bëj vajin që përdoret për sëmundje, parfume etj. Jam i lumtur këtu,” shprehet italiani.
Ka mbi 3 mijë rrënjë trëndafila. Tani po bën vjeljen e atyre që përdor për prodhimin e vajit esencial. Ai ndihet i lumtur, sepse e ka realizuar ëndrrën e tij.
A i mungon Italia?
“Jo! Këtu kam gjithçka. Jam qytetar i lindur në Itali, por Italinë e kam këtu. Më pëlqen teksa shoh fëmijët që shkojnë në shkollë. Përshendetem me njerëzit e lagjes. Është shumë qetësi. Dy vjet e lashë shtepinë pa gardh dhe nuk kisha asnjë problem,” thotë Xhuzepja.
Sonila, bashkëshortja e italianit, ka te njejtin pasion. Endrrën që e nisën në Toskanë e materializuan në Krutje. Te dy rrisin tredafilat jo vetem për bukurinë e shpirtit, por edhe për shërimin e tij.
“Vendi këtu në Krutje është i përshtatshëm për pasionet që ai ka prej kur ishim në Itali. Ai do të jetë sa më në kontakt me natyrën,” shprehet Sonila Vogli.
Xhuzepe dhe Sonila thone se stacioni i tyre i fundit mbetet Shqipëria ose India.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




