Zbulime arkeologjike në Durrës, Mozaiku floreal vlerësohet nga gjetjet më interesante

Sociale | 3 vite më parë

Pas rreth 6 muajsh pezullim, arkeologët u rikthyen në kantierin e ndërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”, ku u gjet një mozaik floreal i shekullit të I të erës sonë. Fillimi i gërmimeve në ditën e parë të punës solli gjetje të rëndësishme.

“Flitet për zbulimin e një muri, i cili mbyll të gjithë territorin e vilës të murit rrethues dhe ndodhet ne pjesën veri-perëndimore. Po ashtu kemi një banesë e cila është shkatërruar gjate tërmetit te shek. IV, ka shumë element dekorues të kësaj banesë”, tha arkeologu Luan Përzhita.

Arkeologu Përzhita thotë se pas zbulimit të pjesës së madhe të mozaikut, pritet të vendoset se çfarë do të bëhet me ekspozimin e tij.

“Një zbulim tjetër i këtyre ditëve është dhe një monument që mendojmë se i takon një monumenti ndihmës që i përket 4 vaskave të vogla”, tha arkeologu.

Mozaiku floreal, i gjetur në një vilë luksoze pranë Amfiteatrit të Durrësit,  daton një shekull para dhe një shekull pas lindjes së Krishtit.  Është vlerësuar nga zbulimet më interesante të nëntokës së qytetit.  Gërmimet arkeologjike po zhvillohen në zonën ku pritet të ndërtohet shkolla “Gjergj Kastrioti”, dhe për këto kërkime Bashkia e Durrësit ka akorduar një fond prej rreth 13 milionë lekë.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme