1 maj, festë apo protestë, në Gjirokastër festohet në Parkun e Viroit

Parku natyror i Viroit edhe këtë vit ishte zgjedhja e qytetarëve gjirokastrit për të shijuar pamjen që të ofron kjo bukuri natyrore dhe oaz i gjelbër.
Në aktivitetet e tyre të lira familjet preferuan të shijonin një kafe dhe drekë në bizneset që ndodhen rreth këtij parku natyror.
1 Maji në Shqipëri dhe sidomos në Gjirokastër vijon traditën e festimeve familjare e ndërsa disa pëlqyen parkun e Virot të tjerë kanë zgjedhur të shijojnë site të tjera arkeologjike, por edhe gurgullimën e ujërave të Drinos dhe Vjosës ne këtë dite të bukur e me diell.
Gazetare: Ledja Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




