Hapet qarkullimi pranë urës në Kukës – Në Morin nis procedura e kalimit të kufirit pa kontrolle

Për më shume se tre javë, segmenti i Rrugës së Kombit, mbikalimi i Goztilit deri te ura mbi Drin u bllokua për shkak të punimeve që po kryhen në urën e re.
Sot ky segment rruge iu rikthye qarkullimit normal të mjeteve në të gjithë gjatësinë e tij.
I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tre javëve u devijua në qytetin e Kukës-is përmes tre hyrjeve dhe një dalje.
Në ditët e para, pati jo pak probleme, për shkak të mos orientimit dhe mungesës së sinjalistikës së nevojshme të devijimit të trafikut pavarësisht angazhimit të policisë rrugore, patrullës së autostradave, por edhe policisë bashkiake.
Gjithsesi gjatë gjithë kësaj periudhe nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit ndërsa u arrit të menaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.
Ndërkohë punimet pranë urës së re po vijojnë. Në njërën anë përfundoi asfaltimi i rrugës hyrëse në urë ndërsa në anën tjetër po punohet për shtresat e çakullit dhe stabilizantit.
Në urën e re po montohen pllakat beton, armë për shtrezimin e urës. Pavarësisht implementimit të kësaj procedure, sot (1 maj) nuk pati fluks të lartë qytetarësh e mjetesh.
Në orët e para të ditës, sipas policisë kufitare kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 3900 qytetarë dhe më shumë se 1900 automjete.

Gazetar: B. Muçmata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




