Dita e Punëtorëve në Korçë- Qytetarët nuk i ndahen traditës, festojnë te kodrat e qytetit

Qytetarët e Korçës vijojnë të ruajnë traditën e festimit të 1 majit nga kodrat e qytetit. Duke u nisur nga dita e pushimit por edhe moti i mirë me diell, me dhjetëra e qindra qytetarë zgjodhën të kalojnë një ditë ndryshe, rrëzë malit të Moravës, nën hijen e pishave.
Për disa grupe të rinjsh kjo ditë ka qenë një ditë eskursioni drejt malit të Moravës, ndërsa të tjerë qytetarë nën shoqërinë e familjarëve e miqve zgjodhën të organizojnë piknik në natyrë:
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në të gjithë botën synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës.
1 Maji lidhet ngushtë me protestat e përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1866, ndërsa në vendin tonë për shkak të traditës dhjetravjeçare, kjo ditë është më tepër një festë kur punëtorët por edhe qytetarët e tjerë zgjedhin të pushojnë në vende të ndryshme.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




