Protestë para Kryeministrisë, sindikatat paralajmërojnë greva për plotësimin e kërkesave

Sociale | 3 vite më parë

Në kuadër  të 1 Majit, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, minatorët, mësuesit, përfaqësues të bluzave të bardha, arsimit dhe taksixhinjtë zhvilluan protestë para Kryeministrisë ku kërkojnë rritjen të pagave dhe kushte më të mira pune. Në rast mosplotësimi të kërkesave, sindikatat paralajmërojnë greva.

Fillimisht protesta nisi me minatorët dhe ish minatorët, të cilët kërkojnë miratimin e statusit të minatorit dhe përmirësim i kushteve në punë, rritje të pensioneve dhe pagave për kategorinë e tyre.

Vetë minatorët shprehën se do të nisin protesta çdo të enjte para Kuvendit deri në miratimin e  statusit të minatorit.

 “Ne çdo të enjte do të protestojmë deri në miratimin e kërkesave tona. Duam statusin e minatorit dhe pensionet për ish minatorët të jenë mbi 5400 lekë”, tha një ish minator.

Kësaj proteste iu bashkuan edhe përfaqësues të arsimit, shëndetësisë dhe por edhe taksive. Sindikata e Arsimit nga Ministria e Arsimit u zhvendos te Kryeministria ku kërkuan financim të arsimit publik në mënyrë që të ketë cilësi dhe standarde si në të gjithë botën.

“Në rast se Ministria e Arsimit nuk do bashkëpunoj nënshkruesit e kësaj kontrate kolektive, sindikatat do përshkallëzojnë në lëvizje sindikale, në protesta, në greva”, tha protestuesi.

Kjo është protesta e tretë në Tiranë, ku më herë ka pasur protestë edhe në rrugën e Rinasit dhe në Ministrinë e Arsimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme