Hodhi foshnje në lumë, Përgjegji: Nga takimi që kisha me ta, më dhanë idenë se nuk ishin të prekur nga ngjarja

Një 42-vjeçare është ndaluar nga policia pasi akuzohet për vrasjen e foshnjës që ka lindur në banesën e saj në Tapizë të Krujës.
Për të folur mbi këtë temë e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSh, gazetarja Lusi Përgjegji tha se familja nuk dukej aspak e prekur nga kjo ngjare madje ishin te acaruar me median dhe me publikimin e kesaj ngjarje ne media te cilën sipas tyre ishte shume personale.
“Kur kam shkuar pranë familjes ka qenë vajza e madhe ajo që më ka pritur. E kam takuar vajzën e madhe të zonjës Leta por ajo u shpreh se nuk kishte dëshirë që të prononcohej për mediat dhe është shprehur gjatë rrugës që bëri për të më percjellur nga shtëpia. Është shprehur se nuk kishte dijeni se mamaja e saj ishte shtatzënë dhe se nuk kishte dijeni për ngjarjen që mamaja e saj kishte hedhur fëmijën dhe është shprehur se është një gjë shumë personale e familjes së tyre dhe se nuk duan të prononcohen.
Dukshëm në fakt nuk dukeshin as të prekur nga ngjarja, të paktën këtë impakt më lanë, më shumë se sa të acaruar me median dhe me publikimin e kësaj historie. Ftohtësia që më pritën familja atje ishte le të themi e frikshme mënyra se si e trajtonin si gjë normale”, u shpreh gazetarja Përgjegji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




