Konkursi kombëtar i gjuhës shqipe – Korçë, nis faza e dytë e konkurrimit mes shkollave

Edhe në Korçë ka nisur faza e dytë e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe. Nxënësit e klasave të 9-ta përfaqësojnë në këtë fazë shkollat e tyre, duke sfiduar njëri-tjetrin, me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe komunikuese. Ky konkurs ka tërhequr një vëmendje të veçantë, pasi zhvillohet në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, dhe njëkohësisht 80-vjetorit të Çlirimit.
“Janë 17 shkolla që marrin pjesë në konkurrim, sot do të jetë përballja e parë midis 4 shkollave, nesër është përballja midis 4 shkollave të tjera dhe vazhdojnë javën tjetër deri në konkursin final. Ne e zhvilluam edhe vitin e kaluar këtë konkurs dhe kemi një përvojë shumë të bukur. Korça zuri një vend nderi në vend të dytë”, tha Jorgjeta Babliku, specialiste ZVAP Korçë-Pustev.
Përmes kësaj nisme të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nxënësit inkurajohen të zhvillojnë dhe të shprehin dashurinë e tyre për gjuhën shqipe.
Konkursi do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Gazetare E. Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




